Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare Artur Jorge, ish - selektori i kombëtares së Zvicrës (1995-1996) dhe Portugalisë (1996 - 1997).
Futbolli mban zi për trajnerin Artur Jorge.
Siç raportojnë mediat portugeze, ish – selektori i Zvicrës ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Mbi të gjitha, Jorge mbahet mend nga dashamirët e futbollit zviceran për vendimin e tij për të mos i futur në Euro dy yjet e njohur të kombëtares, Adrian Knup dhe Alain Sutter. Jorge shkaktoi një stuhi të vërtetë indinjate.
Titulli i mediumi zviceran “Blick” në atëkohë ishte legjendar: "Tani, ai është i çmendur!".