Sulmuesi i Fiorentinës, Christian Kouame, është shtruar në spital pasi është prekur nga malaria.
Futbollisti mori pjesë në Kupën e Afrikës me Bregun e Fildishtë, ku edhe triumfuan, ndaj klubi i dha një javë leje ekstra për të festuar suksesin.
Megjithatë pas rikthimit u konstatua se Kouame ishte prekur nga malaria dhe klubi italian mori menjëherë masat duke e izoluar dhe nisur terapinë.
Gjasat janë që Kouame të rikthehet në stërvitje vetëm pas 2-3 javësh dhe rikthimi në fushë pritet vetëm në fundin e muajit mars, teksa kjo mungesë shqetëson jo pak trajnerin Italiano.