Gjiganti turk Galatasaray është tronditur në Pragë, duke u eliminuar nga garat e Europa League.
Galatasaray ka pësuar humbje me rezultat 4:1 nga Sparta, duke iu zhvlerësuar fitorja në takimin e parë në Stamboll me 3:2.
Skuadra turke eliminohet me rezultat të përgjithshëm 6:4.
Shqiptari Indrit Tuci futet në lojë në minutën e 66-të, shënoi për epërsinë 2:1 e asistoi në golin e tretë, ndërsa Qazim Laçi ka luajtur titullar duke asistuar në golin e katërt.
Për Spartën shënuan Preciado (8'), Tuci (74'), Haraslin (80') e Kuchta (90+4’).
Galatasaray në 20 minuta e fundit mbeti pa një lojtar, Ayhan është përjashtuar me karton të kuq
Bardakci në minutën e16-të shënoi për skuadrën turke.
Shqiptarët tronditin Galatasarayn, eliminojnë nga garat e Evropë.