Eliminim i papritur i Eintracht të Frankfurtit nga Conference League.
Skuadra gjermane u mposht 1-2 në shtëpi nga Royale Union, teksa ndeshja e parë e zhvilluar në Gjermani kishte përfunduar në barazim 2-2.
Kualifikohet pa probleme Olimpiakosi, që sikurse në ndeshjen e parë fitoi me rezultatin minimal ndaj Ferencsvarosit në transfertë.
Legia e Varshavës u mposht 3-0 nga Molde, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 6-2.
Shturmi i Grazit nuk pati probleme përballë Slovan Bratislavës, të cilën e mposhti 0-1 ndërkohë që takimin e parë e kishte fituar thellë 4-1.