Roma kualifikohet në të tetën e finales së Europa League në futboll.
Romakët shënuan fitore me penallti me rezultat 5:3 ndaj Feyenoordit.
Ballafaqimi mes Romës dhe Feyenoordit ka përfunduar baras (1:1) në kohën e rregullt po ashtu edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta dhe penaltitë përcaktuan fituesin.
Edhe sfida e parë ka përfunduar baras (1:1), ndaj me penallti Roma doli më e suksesshme para shikuesve të vet.
Dy gola u shënuan në 15 minutat e parë, Gimenez në minutën e pestë kaloi në epërsi skuadrën holandeze. Pellegrini ka barazuar rezultatin në minutën e 15-të.
Nga penalltitë, për Romën shënuan, Paredes, Cristante, Aouar, Zalewski e dështoi Lukaku dhe për Feyenoordin realizuan Ueda, Hartman, dështuan Hancko e Jahanbakhsh.