Argjentina ndeshjet e radhës miqësore do t’i luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo në Kinë, siç ishte planifikuar fillimisht.
Ndryshimi i planeve ndodhi pas reagimit të ashpër të vendit aziatik, i cili ishte i pakënaqur me mungesën e Messit në ndeshjet e Inter Miamit në Hong Kong.
Kështu, skuadra e “Albiceleste”, kampione bote, vendosi që të luajë në tokën e Amerikës së Veriut me El Salvadorin, më 22 mars, në Lincoln Financial, Philadelphia, dhe me Nigerinë, më 26 mars, në Los Angeles Coliseum.
Argjentinasi ndan lajmin e madh, mund të kthehet në fushë
Në Kinë, kundërshtarë do të ishin Nigeria dhe Bregu i Fildishtë, finalistët e Kupës së Kombeve të Afrikës, por ndryshimi i vendit ku do të luhet miqësorja e largoi kampionin afrikan nga planet, duke e zëvendësuar me El Salvadorin.