Sulmuesi i Fiorentina, Christian Kouamé, ka malarie. Klubi vjollcë e bën të ditur këtë përmes një komunikate: “ACF Fiorentina njofton se, pas fillimit të etheve dhe dhimbjeve të përgjithshme natën mes 20 dhe 21 shkurtit, lojtari C.
Kouamé iu nënshtrua testit për vlerësimin e një infeksioni të mundshëm malaria, i cili rezultoi pozitiv”, thuhet në komunikatë.
KLubi, më tej bën me dije se futbollisti është shtruar në spital për të marrë trajtimin e duhur dhe gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vijim. Kouamé vjen pas triumfit të tij në Kupën e Kombeve të Afrikës me Bregun e Fildishtë.
Ai u kthye në Firence të shtunën e kaluar, por nuk u thirr për ndeshjes e së dielës së kaluar në Empoli.
Kouame pritej të rikthehej në grup dje pasdite për stërvitje, pas dy ditëve pushim, por lajmi i keq mbërriti dhe tani lojtari është në izolim.