Indrit Tuci hyri si zëvendësues në sfidën që Sparta Pragën fitoi ndaj Gallatasarait me shifrat 4-1 gjatë ndeshjes së Ligës Europa.
Sulmuesi shqiptar shënoi një nga golat vendimtar për ekipin e tij, ndërsa asistoi në një tjetër rast, duke ia dhuruar biletën e kualifikimit në Ligën Europa.
Në minutën e 66-të Tuci hyri në fushën e lojës kur rezultati ishte 1-1 dhe mori përsipër edhe rolin e “heroit”, tesa në të 74-të gjeti rrugën e rrjetës. Sërish në minutën e 80-të do të ishte protagonist, teksa asistoi në golin që shënoi Harsalin.
Paraqitja e tij është vlerësuar nga “Sofascore”, që është përzgjedhur edhe në formacionin e javës së Europa League. Lezhjani është vlerësuar gjithashtu me notën 8.1 në këtë sfidë.