Roma e Daniele De Rossit e ka kaluar Manchester Unitedin në ranglistën e përditësuar të UEFA-s, në të cilën edhe Milani është ngjitur mbi Tottenhamin.
Roma barazoi 1:1 me Feyenoordin në Ligën e Evropës, ku më pas penalltitë e panë Romën të avanconte tutje në 1/16-ën e kësaj gare.
Në shortin e sotëm u përcaktua se Roma do të përballet me Brightonin e Roberto De Zerbit, test ky paksa i vështirë për “Giallorossët”.
UEFA përditësoi ranglistën me koeficientet e klubeve pas aksionit të fundit të garave evropiane, përditësim ky që e pa Romën të ngjitet në vendin e nëntë në listë, kështu duke e tejkaluar Manchester United.
Interi ende renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Milani u ngjit për dy pozita më lartë, respektivisht në pozitën e 32, duke e tejkaluar Tottenhamin dhe Slavia Prague.