Art Smakaj shënon për Lokomotivën e Zagrebit, duke gjetur golin e parë sezonal në HNL. Elitën e futbollit kroat.
21-vjeçari dardan, i cili bën rolin e mesfushorit “shkatërrues” dhe të qendërmbrojtësit, ka dalë nga moshat e Lokomotivës.
Prej verës së vitit 2022 është pjesë e skuadrës së parë, ndërkohë që sot kaloi ekipin e tij në avantazh në duelin shtëpiak përballë Osijekut.
Ishte minuta e 31’ kur Smakaj gjeti rrugën e rrjetës përballë ekipit ku aktivizohet Enis Çokaj. Ndërkohë, për Lokomotivën po luan titullar edhe Jon Mersinaj.
Smakaj, i cili ka lindur në Zagreb, është pjesë e Kosovës U21, duke numëruar 8 ndeshje deri tani me dardanët e vegjël.