Beppe Bergomi ishte në koment të ndeshjes së Milanit ndaj Rennes, por më pas analizoi edhe sfidën.
Ish-mbrojtës i Interit u fokusua te paraqitja e Luka Joviq që shënoi, por edhe shkaktoi një penallti që mund t’i ishte hapur shumë punë Milanit.
“Kam parë shumë ndeshje të Frankfurtit, i komentoja dhe mendoja se ishte e jashtëzakonshme ajo që Jovic bënte.
Pastaj u fut në telashe, sidomos pas transferimit te Reali.
Ka pasur gola këtë vit, por kur? Kur futet, kur çiftohet me një sulmues tjetër, kur ka rikuperim për të bërë.
Kur e nis nga fillimi, vështirësitë për të ekzistojnë e u panë edhe ndaj Rennes. Vërtetë shënoi, por rrallë ishte pjesë e manovrës”, ka përfunduar ai.