Granit Xhaka është në qendër të vëmendjes me golin që ka shënuar sot në fitoren e Bayer Leverkusenit me rezultat 2:1 ndaj Mainzit.
Mediumi zviceran “Blick”, ka shkruar se gol i Xhakës ka tremb edhe mjekët e Bayer Leverkusenit.
“Festimi i golit të Xhakës tremb mjekët e Leverkusenit”, është titulli i mediumit zviceran “Blick”.
“Me fitoren 2:1 në shtëpi kundër Mainzit, lideri i Bundesligës, Leverkusen e rritën epërsinë e tyre në njëmbëdhjetë pikë ndaj Bayern Munihut.
Menjëherë pas golit të Granit Xhakës, pankinën e Bayerit i ka kapluar paniku”, shkruan më tej.
Goditja e tij nga jashtë zonës së 16-shit topi e ka hutuar e parabolluar portierin në minutën e 3-të.
“Por më pas kapiteni i kombëtares së Zvicrës kap kofshën e majtë nga pas duke festuar.
Në stolin e Bayer, mjekët kërcejnë të frikësuar dhe duan të futen në fushë.
A u lëndua Xhaka nga gjuajtja? Kjo do të ishte një humbje e hidhur për liderin e Bundesligës.
Por Xhaka thjesht po argëtohej.
Mbërthimi në kofshë është pjesë e festës së tij të planifikuar, e cila duhet të tingëllojë e njohur për lojtarët.
Kështu që mjekët e Bayer-it mund të marrin frymë thellë”, shkruan mediumi zviceran.
“Kam pritur kaq gjatë këtë gol. Festimi ishte planifikuar prej javësh”, ka thënë Xhaka.