Derbi i madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut do të luhet nesër në orën 14.00 në stadiumin në Strugë.
Struga Trim Lum, kampion në fuqi, e sfidon liderin e kampionatit Shkupi.
Shkupjanët janë të mobilizuar për këtë sfidë të madhe .
“Në stërvitjen e fundit para ndeshjes derbi që nesër e luajmë kundër ekipit Struga Trim Lum, nga afër ka përcjellë punën edhe presidenti i klubit, Olgun Aydin, i cili mes tjerash ka përgëzuar lojtarët dhe stafin për angazhimin, duke ju dëshiruar sukses në duelin e radhës”, njofton FC Shkupi.
Shkupi kryeson me 41 pikë e ka një më shumë se Struga në vend të.dytë.