Denzel Dumfries bën “prapa-kthehu”.
Holandezi i ka kërkuar menaxherit të tij që të rinis diskutimet me Interin sa i përket rinovimit.
27-vjeçari kishte bllokuar këtë proces pak kohë më parë, teksa “zikaltërit” nisën kërkimet për zëvendësuesin e tij.
Por, mediet italiane kanë raportuar se palët tani do të diskutojnë për rinovimin e kontratës aktuale që skadon në qershor 2025.
Dumfries këtë sezon ka arritur të shënojë 3 gola dhe ka dhuruar 5 asistime në 23 paraqitje në total.