Urgjenca në mbrojtje te Milani është gati të përfundojë.
Një lajm i mirë mbërriti dje nga Milanello: Pierre Kalulu, Davide Calabria dhe Fikayo Tomori të gjithë punuan në grup dhe janë afër rikthimit në fushë.
Dy mbrojtësit e krahut do të jenë të parët që do të kthehen dhe duhet të thirren për ndeshjen e nesërme ndaj Atalantës.
Sa i përket ish-lojtarit të Chelseat, megjithatë do të duhen edhe disa ditë.
Mbrojtësi anglez duhet të jetë sërish në dispozicion të premten e ardhshme për ndeshjen jashtë fushe në Romë kundër Lazios.
Me këto tre rikthime, Pioli shpreson të pakësojë pjesërisht emergjencën e shumë golave të pësuar.
Kështu bëhet e ditur në edicionin e sotëm të La Gazzetta dello Sport.