Janë publikuar formacionet zyrtare të dy ndeshjeve të Albi Mall Superligës në kuadër të xhiros së 22-të.
Ballkani dhe Gjilani takohen mes vete në “Stadiumin e Qytetit” me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Ilir Dajës vjen nga një formë jo e mirë me një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit, kështu që synon t’i kthehet fitores për të ruajtur pozitën e parë.
Në anën tjetër, ekipi i Gentjan Mezanit ka tri barazime radhazi në pranverë dhe synon pikët e para të plota, edhe pse do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky udhëtim i vështirë.
Malisheva pret Feronikelin ’74 në “Liman Gegej”.
Dy skuadrat kanë objektivat krejtësisht të ndryshme, me vendasit që kërkojnë daljen në Evropë dhe mysafirët që kërkojnë mbijetesën.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Ljuljanovic; Thaqi, Halili, Jashacani, Trashi; Dellova, Kuc, Limaj; Hamidi, Danfa, Gripshi;
Gjilani: Bllaca; Kqiku, Roganovic, Bajrami, Ziko; Acka, Shabani, Heric; Bilalli, Milev, Jarovic;
Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu, Brruti, Vitija, Mustafa, Aliu, Haziraj, Hazrollaj.
Feronikeli ’74: Meira, Morina, Lladrovci, Haliti; Musa, Shabani, Avdyli, Bardhoku; Ademi, Shillova, Berisha.