Kosova e Duseldorfit po përgatitet për sfidën e nesërme në orë 13.00, ku ndeshet me Germania Ratingen ll.
Kjo ndeshje është e vlefshme e javës së 20-të të Bezirksliga.
Skuadra vendase ia ka frikën Kosovës së Dusseldorfit me president Bujar Neziri.
Trajneri i Ratingen, Deniz Aktag e pret me qetësi ndeshjen në shtëpi, duke thënë për faqen gjermane "Fupa": “VfL Bochum mundi Bayern Munihun. Kosova luan një rol të ngjashëm me Bayernin në ligën tonë.
Dhe atë që kanë arritur futbollistët e Bochumit, duam ta arrijmë edhe ne”.
TSV Eller 04 kryeson me 49 pikë, pasojnë Kosova me 48, SG Benrath-Hassels 46 e Ratingen është në pozitën e 12-të me 20 sosh.