​Ardhja e Mbappes, Ancelotti e konfirmon planin për Endrick

Futboll

​Ardhja e Mbappes, Ancelotti e konfirmon planin për Endrick

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 14:21
Endrick.

Saga e transferimit të Kylian Mbappes si duket është drejt fundit, pasi që ylli francez është afër që t’i bashkohet Real Madridit.

Që nga largimi i Karim Benzemas, Realit po i mungon një qendërsulmues, dhe gjiganti spanjoll transferoi tinejxherin e Palmeiras, Endrick.

Endrick shihet si e ardhmja e Realit, por transferimi i Mbappes thuhet se mund ta pengojë zhvillimin e brazilianit në klub, saqë tani ka spekulime se Reali mund ta lejojë Endrick të qëndrojë në huazim te Palmeiras.

Për këtë gjë tani ka folur trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, i cili e ka konfirmuar se Endrick nuk do të huazohet te Palmeiras.

“Endrick do të jetë pjesë e ekipit të parë të Real Madridit që nga korriku, nuk ka dyshim, sigurisht ai do të jetë me ne”, tha Ancelotti.

Planet e Realit nuk kanë ndryshuar pas marrëveshjes me Kylian Mbappe, pasi që Endrick gjithmonë është konsideruar si lojtar kyç i së ardhmes. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat