Spekulimet nga Gjermania po e lidhin Antonio Conten me punën e trajnerit te Bayern Munichu, por a është tekniku italian një kandidat potencial për gjigantin e Bundesligas?
Bayerni befasoi të gjithë kur njoftoi planin për të shkëputur marrëveshjen me trajnerin Thomas Tuchel në fund të këtij sezoni.
Tuchel nuk ka bindur me punën e tij te Bayerni, ku ky i fundit ka humbur hapin me liderin e Bundesligas, Bayer Leverkusenin si dhe u mposht në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve nga Lazio 1:0.
Disa emra të njohur shihen si opsione për punën e trajnerit te Bayerni, me favoritin e qartë, Xabi Alonson e Bayer Leverkusenit, i cili po lidhet gjithashtu me Liverpoolin, ku Jurgen Klopp do të largohet pas nëntë vitesh.
Eksperti i futbollit italian, Matteo Moretto ka përditësuar mbi spekulimet që po e lidhin Conten me Bayernin.
Prioriteti i Contes si duket është qëndrimi në Itali dhe të merr drejtimin e një top klubi të Serie A, por ai nuk do ta përjashtonte mundësinë e një projekti jashtë Italisë.
Bayerni e ka Conten në listë, por ai nuk është prioritet momentalisht, me Alonson që është favoriti kryesor te kampioni gjerman.