Stuttgarti nuk arrin të regjistrojnë fitoren e pestë radhazi në Bundesliga, duke humbur dy pikë në garën për zonën Champions League. Skuadra e Hoeness nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi përballë Kolnit.
STUTTGART-KOLN 1-1
Millot kaloi Stuttgartin në avantazh në minutën e 53’, por miqtë reaguan dhe evituan humbjen falë golit të Martel pas nëntë minutash. Në sfidat e tjera ra në sy rikthimi te fitorja i M’Gladbach pas pesë ndeshjes.
5-2 fitoi M’Gladbach në fushën e vet kundër Bochumit, ndërkohë që nuk pati fitues në Union Berlin-Heidenheim. Pa fitues u mbyll edhe sfida Werder Bremen-Darmstadt (1-1).
WERDER BREMEN-DARMSTADT 1-1
Skuadra udhëtuese mori një pikë shprese për objektivin mbijetesë, por nuk pati fat pasi VAR-i anuloi dy gola të Tim Skarkes. Klaus Gjasula u aktivizua për 70 minuta për Darmstadtin.
E shtuna gjermane vazhdon me supersfidën Bayern Munich-Leipzig, që do të transmetohet live në SuperSport 3 (18:30).