Kenan Jildiz është lojtari që papritur ka marrë të gjithë vëmendjen në Torino dhe ka spostuar edhe hierarkitë që ekziston deri pak muaj më parë.
Tashmë, pika e referimit të së ardhmes nuk është më Federiko Kieza, por pikërisht 18-vjeçari turk, i cili me shpejtësinë dhe fantazinë e tij ka kapërcyer shumë shkallë të hierarkisë dhe “Zonja e Vjetër” është gati që ta blindojë për shumë vite me radhë.
Këtë e konfirmon edhe lajmi i djeshëm nga Turqia, me shumë media që kanë postuar një “e mail” zyrtar të klubit të Arsenalit, që ofronte 40 milionë euro për kartonin e Jildiz.
Përgjigja e Juves: “Nuk ulemi në bisedime për më pak sesa 80 milionë”. Ndoshta edhe aq nuk mjaftojnë.