Një synim ëndrrash, një festë që i bën njerëzit të flasin dhe një njoftim i qartë.
Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është në qendër të vëmendjes në Bundesligë me Bayer Leverkusenin.
“Liderit të Bundesligës nuk i mungon as argëtimi.
Pas golit të ëndrrave për 1:0 në minutën e tretë, strategu i mesfushës simuloi një dëmtim në kofshë.
Mjekët e ekipit duan të futen në fushë. Por Xhaka thjesht bën shaka.
Mbërthimi në kofshë është pjesë e festës së tij të planifikuar, e cila duhet të tingëllojë e njohur për lojtarët
Është disi për t'u habitur që kapiteni i kombëtares akuzohet më pas për arrogancë.
Ish-trajneri i Schalkes, Thomas Reis, foli për “DAZN” për një “kritikë të lehtë dhe arrogance”.
Dikush mund të interpretojë gjithashtu skenën si një shembull se sa mirë përshtatet struktura e ekipit në Leverkusen”, shkruan mes të tjera mediumi “Blick”.
Bayer Leverkusebn kryeson me 61 pikë ka 8 më shumë se Bayern Munihu në pozitën e dytë.