Buduçnosti i Podgoricës sot ka dështuar duke pësuar humbje të rëndë në Plevla me rezultat 3:0 nga Rudari, në takimin e javës së 21-të të elitës së futbollit malazez.
Ky është një lajm i mirë për skuadrën shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, që ka rast nesër të bëhet lider i ri.
Deçiq do të ndeshet me Petrovacin.
Ndeshje luhet nesër në orën 17.30.
Buduçnosti kryeso me 40 pikë e ka një ndeshje dhe dy pikë më shumë se Deçiqi në vend të dytë.