Ancelotti në mbështetje të Guler

Futboll

Ancelotti në mbështetje të Guler

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 10:50
Arda Guler

Talenti i Real Madrid, Arda Guler, është përballur me lëndime gjatë sezonit të tij të parë dhe për këtë çështje ka folur trajneri Carlo Ancelotti, për mediet spanjolle.

“Ka pasur sezon të vështirë me lëndime. Ai është shumë i ri, duhet të ketë durim.

Duhet që ta arrijë nivelin që është adekuat për të, të kontribuojë pastaj në të.”, tha Ancelotti.

Arda Guler ishte transferuar verën e kaluar nga Fenerbahce tek Real Madrid për 20 milionë euro, ndërsa sot feston ditëlindjen e tij të 19-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat