Presidenti i Lazio-s, Claudio Lotito tregoi për mediet një histori merkatoje.
Lotito zbuloi se si ia doli që të huazojë Matteo Guendouzi-n nga Marseille.
“Nuk më pëlqen të flas për individë, sepse Guendouzi nuk mund të fitojë ndeshje i vetëm.
Megjithatë unë e transferova atë personalisht.
Menaxherët e Marseille erdhën në shtëpinë time në Cortina për të diskutuar për këtë lëvizje”-deklaroi numri një i klubit të Lazio-s.