Mesfushori i Monza-s, Daniel Maldini, foli për mediet pas fitores 0-2 në transfertën e Salernitana-s.
Maldini shënoi golin e parë për Monza-n, duke pasur kështu një rritje nga ndeshja në ndeshje.
Duke folur për golin, ai u shpreh se fillimisht ndjehet i lumtur që skuadra fitoi.
“Jam i lumtur që jam këtu dhe që po ndihmoj shokët e mi.
Nëse shënoj është shumë mirë, por e rëndësishme është të ndihmojmë ekipin dhe të fitojmë”-tha Maldini