Kukësi – Erzeni do të jetë një nga supersfidat e javës së 25-të të Superiores. Një “finale” mbijetese do të luhet ditën e dielë në “Kukës Arena”, me dy ekipet që do të luajnë vetëm për fitoren.
Verilindorët mbajnë vendin e fundit në klasifikim me 19 pikë, teksa shijakasit renditen në vendin e 9-të me 23 pikë. Mes tyre do të bëhen llogaritë për 3 pikët “jetike” për mbijetesën.
Në këtë mënyrë në “Kukës Arena” të dyja ekipet do të luajnë fatet e gjithë sezonit, ndërsa tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej disa javësh.
Si Bledar Devolli ashtu edhe Skerdi Bejzade do të synojnë dhe 3 pikët e para me skuadrat e tyre dhe ndaj kjo përballje është mëse e rëndësishme për fatet e ekipeve në Superiore.