Frosinone gati e ka befasuar Juventusin.
Frosinone ka pësuar humbje në Torino me rezultat 3:2 nga Juventusi, në ndeshjen e javës së 26-të të Serie A në futboll.
Për Juventusin shënuan Vlahoviq (3' e 32'), Rugani (90+5’) dhe për Frosinonen realizuan Cheddira (14'), Brescianini (27').
Pas javës së 26-të, Interi kryeson me 63 pikë por ka dy ndeshje më pak se Juventusi që ka 57 pikë e renditet në pozitën e dytë.
Frosinone është në vend të 16-të me 23 pikë.