Barcelona e kapërceu në mënyrë të madhe pengesën e Getafes, duke e mposhtur 4-0 skuadrën e Bordalas.
Një performancë dhe sukses që e bëjnë të lumtur trajnerin Xavi:
“Mendoj se është herët, prandaj të mos e ngremë flamurin e bardhë.
Nga 15 pikët e fundit të mundshme kemi marrë 13, duhet të besojmë deri në fund.
Mendoj se mund të ketë opsione për ta fituar titullin e La Liga-s, duhet të bëjmë presion ndaj Girona dhe Real Madridit.
Ne duhet të bëjmë detyrat tona, gjithmonë besojmë në atë që po bëjmë. Na mungonte një lojë e mirë në shtëpi dhe më në fund ia dolëm.
Në Champions League gjithçka është e hapur”.
A nuk ju vjen keq që njoftuat largimin tuaj në qershor?
Jo, përkundrazi. Vendimi është shumë korrekt, sepse skuadra ka bërë një hap përpara.
Jam shumë i bindur për vendimin. Jo për mua, por për klubin.
Dhe i falënderoj tifozët nga zemra se kanë qenë pranë meje.