Llapi ka lëshuar mundësinë ideale për të marrë kreun e tabelës në elitën e futbollit të Kosovës.
Këtë mundësi ia mohoi Prishtina duke luajtur baras (0:0) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ndeshjen e përcollën rreth 3.000 shikues, ndërsa Prishtina pati më tepër nga loja.
Sulmuesit nuk e kishin ditën e tyre.
Në minutën e 90+4, llapjanët protestojnë e kërkojnë penallti por gjyqtari nuk mendon ashtu.
Pas javës së 22-të, Ballkani kryeson me 45 pikë, pasojnë Llapi 44, Drita me 43, Malisheva 38, Prishtina 31 pikë etj.