Liverpooi është fitues i Carabao Cup të Anglisë.
Një finale e luftuar përplot 120 minuta dhe një fitore interesante e Liverpoolit pikërisht në minutën e 118-të.
Liverpooli e ka mposhtur Chelsean me rezultat 1:0 në finalen që u zhvillua në stadiumin "Wembley" në Londër.
Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar baras (0:0) dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta është përcaktuar fituesi.
Në minutën e 118-të, Virgil van Dijk ka shënuar për fitoren e madhe.
Liverpooli ka fituar trofeun e parë në vitin 2024.