Zbulohet strategjia e Manchester City-t për belgun!
Kevin De Bruyne është një nga objektivat numër një të klubeve saudite për merkaton e verës së ardhshme.
Këtë fakt e di edhe Manchester City, i cili sipas raportimeve të medieve britanike po zhvillon një strategji në rast të ofertave të rëndësishme.
“Citizens” mund të jenë të gatshëm të lejojnë largimin e belgut vetëm përballë propozimeve që tejkalojnë shifrën e 100 milionë eurove.