Mesfushori i Egnatias, Rezart Rama, u shpreh tepër i lumtur për debutimin e tij me rrogozhinasit, por jo i lumtur për rezultatin pas barazimit 0-0 me Teutën në shtëpi.
“Besoj se lojtarët më të mirë në Shqipëri janë te ekipi ynë. Jam shumë i lumtur që jam të ky ekip dhe shpresoj të vazhdojmë kështu, që në fund të marrim atë që meritojmë.
Konkurrenca është shumë e madhe dhe kjo është një gjë shumë e mirë.
Kjo të bën të punosh më shumë në stërvitje, por unë jam shumë i gëzuar që trajneri më dha shansin të tregoj veten.
Kam qenë 2 muaj stop, sepse kampionati i fundit ku kam qenë ka mbaruar përpara 3 muajsh e gjysmë.
Kështu që jam i gëzuar për debutimin dhe shansin që më dha trajneri, por jo i gëzuar për rezultatin”, tha Rama për “MCN”.