Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ka barazuar si vendas me rezultat 1:1 me Petrovacin, në takimin e javës së 21-të të kampionatit malazez.
Deçiqi pati rast ideal që të merr kreun por nuk e fitoi sfidën dhe ky barazim e lë në vend të dytë me 39 pikë e me një pikë më pak se Buduçnosti pas javës së 21-të.
Mysafirët avancuan me golin e futbollistit Babiq që shënoi në minutën e 70-të.
Ilir Camaj e ka shmangur humbjen në minutën e 83-të.
Petrovac është në vend të gjashtë me 26 pikë.