Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë Kristjan Asllani, me Interin shemben me golat (4:0) Leccen vendase, në takimin e javës së 26-të të Serie A.
Asllani ka asistuar në minutën e 15-të ndërsa Lautaro Martinez ka shënuar për 0:1.
Golat tjerë i realizuan Frattesi (54'), Lautaro Martinez (56') e de Vrij (69').
Ylber Ramadani është paraqitur titullar për Leccen.
Ramadani është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 3-të dhe u zëvendësua në atë të 79-tën nga Medon Berisha.
Asllani në minutën e 38-të është ndëshkuar me karton të verdhë e u zëvendësua në atë të 55-tën.
Pas javës së 26-të në Serie A, Interi kryeson me 66 pikë e ka 9 më shumë se Juventusi në pozitën e dhe Lecce renditet në lë 14-tin me 24 pikë.