Atalanta ka treguar lojë të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj ka importuar një pikë të madhe nga stadiumi "San Siro" në Milano.
Përballja mes Milanit dhe Atalantës ka përfunduar me rezultat 1:1.
Berat Gjimshiti, reprezentues i Shqipërisë, është paraqitur nga minuta e parë për skuadrën nga Bergamo.
Leao ka shënuar në minutën e 3-të për Milanin dhe Koopmeiners nga penalltia ka barazuar rezultatin në minutën e 42-të.
Milan është në vend të tretë me 53 pikë e Atalanta në të pestin me 46 sosh.