Futbollisti Luka Modriç e mban firmën e triumfit të Real Madridit.
Reprezentuesi kroat është aktivizuar në minutën e 76-të dhe pas 5 minutave (81’), me një goditje mjeshtërore nga rreth 17-18 metra ka shënuar në këndin e majtë, 1:0.
Real Madridi e ka mposhtur me rezultat 1:0 Sevillën, në takimin e javës së 26-të të kampionatit spanjoll.
Futbollisti Adnan Januzaj është aktivizuar në minutën e 90+1 për Sevillën.
Real Madridi kryeson me 65 pikë, pasojnë Barcelona 57, Girona 56, Atletico Madrid 52, Athletic Bilbao 49 e Sevilla renditet në vend të 15-të me 24 sosh.