Bayern Munih ka nisur një mega ofertë për të tërhequr Xabi Alonson si trajnerin e tyre të ardhshëm, sipas raportimeve të fundit.
Ish-lojtari dhe trajneri aktual i Bayer Leverkusen ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha falë taktikave së tij të jashtëzakonshme në Bundesligë këtë sezon, ku ai e ka ekipin në një pozicion të fortë për të garuar për titull.
Sipas asaj që raportohet nga Daily Mirror, Bayern do të ishte i gatshëm t’i ofronte shumën mbresëlënëse prej 23 milionë eurosh Alonsos për të marrë drejtimin e ekipit nga Allianz Arena.]
Kjo ofertë do të përfaqësonte një rritje të konsiderueshme në krahasim me pagën e tij aktuale në Leverkusen dhe do ta vendoste atë në të njëjtin nivel të pagës me Pep Guardiolan.