Trajneri i Chelseas, Mauricio Pochettino, është shprehur optimist pavarësisht humbjes nga Liverpooli në finalen e Kupës Carabao.
Të Kaltrit u mposhtën pas një goli në minutën e 118-të nga kapiteni i të Kuqve, Virgil van Dijk.
“Ne do të vazhdojmë të mbahemi fort, besoj në këtë projekt dhe ta shohim se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen”, ka thënë Pochettino.
“Ne jemi një klub i ri, ne duhet të vazhdojmë së besuari”.