Ndër temat e shumta që u diskutuan në emisionin sportiv “Favorit” në T7 ishte edhe ajo e Ballkanit, i cili është futur në krizë të rezultateve.
Për këto dështime prej shumëkujt gishti është drejtuar kah trajneri Ilir Daja.
Por, analisti i “Favoritit”, Ismet Munishi, i ka dalë në krahë trajnerit shqiptar, të cilin e sheh të pafajshëm në rënien e ekipit nga Suhareka.
Sipas tij fajtorët për krizën e Ballkanit janë të tjerë.
Sipas trajnerit kosovar, fajtorët për krizën e Ballkanit janë të tjerë dhe i numëroi ata, por kërkoi që të hiqen akuzat ndaj trajnerit nga Shqipëria, i cili mbrëmë e vazhdoi kontratën me kampionin e dyfishtë kosovar deri në vitin 2026.