Skënderbeu ia doli të triumfojë ndaj Partizanit në shtëpi në kuadër të javës së 25-të.
Një fitore fantastike për korçarët që tashmë ndodhen vetëm 1 pikë larg vendit të katërt që aktualisht mbahet nga Tirana dhe Dinamo.
Korçarët në duelin ndaj demave kishin mbështetjen e një numri të lartë të tifozëve, të cilët ishin lojtari i 12-të për Skënderbeun. Pikërisht për këtë klubi ka falenderuar tifozët për mbështetjen, ndërsa shkruan se të gjithë bashkë janë më të fortë.
“Faleminderit çdo tifozi që qëndroi në shkallët e stadiumit për të mbështetur ekipin, pavarësisht kushteve meteorologjike. #Bashkë jemi më të fortë ”, ka shkruar klubi i Skënderbeut.
Kujtojmë se skuadra e Ivan Gvozdenovic do të përballet me Laçin në transfertë, takim që do të luhet ditën e premte në orën 13:30 dhe është i vlefshëm për javën e 26-të të Superiores", njofton Skënderbeu.