Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë, është përcaktuar kalendari për fazën e tretë të kampionatit, nga java e 23-të e deri në javën e 33-të e sipas skemës së përcaktuar në rregulloren e veprimtarisë futbollistike.
Java e parë e fazës së tretë do të luhet e gjitha të dielën, më datën 3 mars.
Pesë takime do të zhvillohen në orën 13:30, ndërsa sfida AF Elbasani-Luzi 2008 do të luhet në orën 17:00.
JAVA 23
Vora-Besa 03.03.2024 13:30
Bylis-Tomori 03.03.2024 13:30
Flamurtari-Burreli 03.03.2024 13:30
Apolonia-Kastrioti 03.03.2024 13:30
Korabi-Lushnja 03.03.2024 13:30
AF Elbasani-Luzi 2008 03.03.2024 17:00