Muajt i lënë vendin njëri-tjetrit por në klubin e Juventusit nuk është bërë asnjë hap përpara përsa i përket rinovimit të kontratës me Federiko Kiezën.
Madje, krahasuar me pak javë më parë, duket se dy palët janë më të distancuara midis tyre.
Kjo për shkak se gjatë kësaj periudhe lojtari ka qenë në momentin më të keq të sezonit në nivel individual që koincidon edhe me vështirësitë e mëdha të vëna re te Juventus.
Më qartë, kur bardhezinjtë kishin nevojë u kapën fort pas Dushan Vlahoviç, ndërsa Kieza ishte i munguari pa arsye. Ndaj duket se fusha nuk po jep shtysat e nevojshme për të afruar Kiezën me Juventusin dhe e anasjellta. Dhe sa më tepër kalon koha, aq më e fortë bëhet ideja e shitjes së lojtarit verën e ardhshme në rast se nuk rinovon.
Ndërkaq, agjenti i lojtarit ka qenë në Torino para e pas ndeshjes kundër Frozinones, por nuk ka pasur takime formale apo zyrtare me drejtuesit bardhezi, çka tregon që nuk ka asnjë hap para.
Tashmë është hedhur edhe hipoteza e një zgjatjeje njëvjeçare të kontratës, edhe pse në fund të vitit të kaluar dukej se do të vinte një rinovim vërtet i gjatë me Kiezën si faktor qendror te Juventus.
Nga ana e lojtarit duket se ka ngurrim edhe për shkak se pritet të mësohet cili do të jetë trajneri i së ardhmes, duke ditur edhe se lidhja me Maks Alegrin nuk është nga ato romantiket.