Kombëtarja e Maqedonisë U19 është mposhtur nga Bosnja dhe Hercegovina me rezultat 0:2 në ndeshjen e parë të miqësores.
Ndeshja është luajtur në kampin e FFM-së në Shkup.
Futbollistët boshnjakë kaluan në avantazh në fund të pjesës së parë pas një gabimi të madh të portierit Xhekov.
Portieri në vend që topin t'ua dorëzonte bashkëlojtarëve, ia pasoi sulmuesit boshnjak, Habziq, i cili gjuajti saktë.
Në pjesën e dytë boshnjakët thelluan fitoren pas aksionit në krahun e djathtë topi erdhi te Çamberi, i cili me lehtësi e plasoi topin në portë.
Maqedonia: Teodor Nikolovski, Andrej Arizankovski, Nikolla Veliçkovski, Fikret Livoreka, Dimitar Danev, Lupçe Xhekov, Lorik Muhtari, Hadis Tairi, Marko Stojilevski, Davor Serafimov, Lorik Kaba Jakupi.
Zëvendësuesit: Petar Jakimov, Maxim Slavkov, Nikola Manojlov, Nikola Taleski, Amir Nuhija, Andrej Velkov, Dino Mikholov, Gjorge Xhekov, Donart Bexheti.