Partizani, sulmuesit në infermieri

Futboll

Partizani, sulmuesit në infermieri

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 18:35
Partizani

Dëmtimet kanë qenë një problem këtë sezon me Partizanin dhe situate duket se as nuk ka ndërmend të ndryshojë, duke bërë që edhe një organikë të fortë si ajo e Partizanit të përfundojë në emergjencë.

Madje në pikën e saj më të fryrë, sulmin.

Kundër Skënderbeut, sikur të mos mjaftonte që Skuka e Keko ishin të dëmtuar dhe Cara i skualifikuar, Shehi humbi edhe Mensah që në minutën e 13’, duke bërë që Bintsouka ende larg formës së tij, të luante krah Mba sulmuesi i vetëm që mund të mbajë peshë në këtë moment.

Rezultatet e kontrolleve mjekësore nuk kanë përmirësuar humorin e teknikut të Partizanit, që duhet të bëjë pa Skukën deri në javën e 27 kundër Erzenit, por duhet të mësohet pa ganezin edhe më gjatë. 

Ekzaminimet kanë evidentuar tërheqje muskulore të gradës së pare, që do të thotë afërsisht 3 javë jashtë. Praktikisht Mensah do të kthehet për transfertën e Lacit në 30 mars, duke humbur sfidën e dyfishtë me Kukësin në kupë e kampionat dhe takimin me Erzenin.

Problemet e mëdha për Shehin janë pikërisht dy ndeshjet me veri- lindorët, në të cilat mund të mbështetet në kthimin e Carës, që mund të luajë në krah të Mba, për ti dhënë kohë 20 vjeparit Bintsouka të marrë formë.

Pak zgjedhje, duke qenë se jashtë me Skukën e Mensah është edhe Keko, kohët e rikuperimit të të cilit janë ende të paqarta, ndërsa skualifikimi i Rrapajt është një problem më vete.

Lojtari që mund të ishte një forcë e shtuar offensive duhet të vuajë skualifikimin për kartonin e kuq të marrë.

E po ti shtosh këtu edhe Maguette, që vështirë se mund të jetë në fushë të premten, Shehi duhet të jetë vërtetë në telashe.

Mjafton të llogarisësh se mes dëmtimeve e skualifikimeve teknikut i mungojnë 6 lojtarë nga formacioni titullar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat