Avdullah Selmani është emblemë e sportit ferizajas.
Kur përmendet emri i të ndjerit shumë gjenerata sportive emocionohen në Ferizajt për faktin se kanë kaluar nëpër duart e tija në stadiumin e futbollit.
Ai ka qenë punëtor i stadiumit, që ka dhënë shumë kontribut me dekada.
Djali i tij, trajneri i futbollit Agron Selmani, është krenar që një rrugë është emëruar me emrin e Avdullah Selmani.
“Avdullah Selmani - Dulla, një jetë kushtuar sportit!
Nga komisioni për emërtimin e rrugëve u propozua dhe u vendos që një rrugë në komunën e Ferizajt të emërtohet me emrin e tij.
Faleminderit, mirënjohës atyre që kujtuan dhe rikujtuan figurën e babës Dullë, gjithmonë krenar me ty babë, prehu në paqe!”, ka shkruar Selmani.