Skuadra e Blackburn-it ka luftuar deri në fund por nuk ka arritur që të bëjë befasinë.
Newcastle ka shënuar fitore me penallti me rezultat 5:4 ndaj Blackburn-it, në kuadër të së tetës së finales së FA Cup (Kupa e Anglisë).
Futbollisti Gordon në minutën e 71-të shënoi për 0:1.
Vendasit shpejt janë kundërpërgjigjur dhe barazuan rezultatin me Szmodics në minutën e 79-të.
Ndeshja edhe në vazhdime nuk solli fitues, duke përfunduar me rezultat 1:1 si në kohën e rregullt.
Me penallti Newcastle doli më i suksesshëm.
Penalltitë, për Blackburn shënuan Brittain, Sigurdsson, Ayari, dështuan Szmodics, Hyamdhe dhe për Newcastle realizuan Schar, Guimaraes, Anderson e Gordon, dështoi Barnes.