Cristiano Ronaldo rrezikon të sanksionohet për mënyrën se si iu përgjigj tifozëve të Al Shabab që e provokuan me thirrjet “Messi, Messi!”.
Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim nga Federata Saudite, e cila dëshiron të dëgjojë versionin e portugezit për incidentin.
Bordi Disiplinor i Federatës Saudite të Futbollit pritet të shpallë një vendim në ditët në vijim. Sulmuesi humbi durimin pasi dëgjoi thirrjet “Messi, Messi!”
Sipas gazetës saudite “Arriyadiyah”, Ronaldo do të duhet të paraqitet personalisht para Bordit Disiplinor për të dhënë arsyetimin e tij për gjestin që bëri.
Pritet që “ylli” i Al Nassr t’i mungojë skuadrës së Luís Castros në dy ndeshje, pasi Federata pritet ta dënojë 39-vjeçarin për “gjestin imoral”.