Adrian Bajrami ka rinovuar kontratën me Benfican deri në vitin 2026.
I pranishëm ishte dhe legjenda portugeze, Rui Kosta, i cili mban postin e presidentit të klubit. I formuar si lojtar në ekipet e moshave të Young Boys, e më pas në radhët e klubit portugez, mbrojtësi kuqezi është pjesë e Benficas B që nga viti 2022.
Është aktivizuar në 20 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.
Bajrami është aktivizuar fillimisht me Zvicrën, në radhët e U18.
Më pas u bashkua me kuqezinjtë, fillimisht me U19 e më pas me U21 nën drejtimin e Alban Bushit dhe në vitin 2022 u bashkua me Kombëtaren, që në atë kohë drejtohej nga Edoardo Reja.