Deçiqi i Tuzit ka treguar fuqinë duke fituar me rezultat 3:0 në Podgoricë, ndaj Mlladostit.
Skuadra shqiptare thelloi fitoren në finish të takimit.
Golat i realizuan Matiq (45+3'), Bozanoviç (87') e Sharkiç (88').
Deçiqi merr përkohësisht kreun e tabelës me 42 pikë, ka 2 më shumë se Buduçnosti në pozitën e dytë.
Buduçnosti ka një ndeshje më pak, të cilën do të zhvillojë sonte ndaj Jezeros.
Mlladosti është në fund me 17 pikë pas javës së 22-të në Kampionatin malazez.